Këngëtarja dhe tashmë aktorja e njohur, Lady Gaga është shfaqur si kurrë më parë veshur me një fustan të bardhë nusërie në Romë.
Këtë fustan, ajo e ka veshur për xhirimet e filmit “House of Gucci”, në të cilin ka rolin e Patrizia Reggiani.
Gaga shihet e transformuar si “vejusha e zezë”, Patrizia Reggaini, për të xhiruar skenën e dasmës së saj me Maurizio Guçi, rolin e të cilit e bën Adam Driver
Këngëtarja kishte veshur një fustan të bardhë me material dantelle me mëngë dhe një vello të gjatë.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Gaga festoi 35-vjetorin e lindjes dhe mori një dhuratë shumë të veçantë nga partneri i saj, Michael Polansky.