Rrjeti po zien për “romancën” e Gigi Hadid dhe DiCaprio-s, Zayn Malik bën veprimin e papritur

Ish partneri i Gigi Hadid, Zayn Malik nuk i ka pritur mirë spekulimet se ajo ka nisur një romancë me Leonardo DiCaprio. Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me nënën e vajzës së tij, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton Hollywood Life.

“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n, ata kanë një marrëdhënie të mirë tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të. Ndaj këto lajme për të dhe Leo-n e kanë mërzitur shumë”, u shpreh një burim pranë këngëtarit të famshëm.

Zayn dhe Gigi kanë qenë bashkë që nga viti 2015 por u ndanë në fund të vitit të kaluar. Shkak për këtë u bë përplasja që këngëtari pati me nënën e modeles, Yolanda Hadid gjatë kohës që Gigi ndodhej në Paris për çështje pune.

Shtuar 18.09.2022 15:57