Romeo shfaqet pranë Heidit, ish-banorja publikon pamjet nga dhoma e gjumit (VIDEO)

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund aludimeve se nuk janë më bashkë. Ka qenë Heidi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka ndarë momente nga dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos.

“Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë”, dëgjohet t’i thotë ajo Romeos, ndërsa ky i fundit i thotë:

“E bëra keq, do e bëj edhe njëherë”.

https://www.instagram.com/reel/C7jZKW9N1tP/

Kujtojmë që Romeo nuk u shfaq në Post ‘Big Brother VIP’ dhe as në ‘After Party’.

Ai la shtëpinë në një nominim kokë më kokë me fituesen e këtij edicioni, Egla Ceno, duke humbur mundësinë për të qenë në podin e fundit dhe më pas për ta fituar.


Shtuar 29.05.2024 15:17

Tags: , ,