Romanca Heidi-Romeo “fake” apo e vërtetë? Ja si e shikon Arta Kabashi

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, këngëtarja nga Kosova Arta Kabashi tregon se po planifikon projekte të reja muzikore dhe po shijon famën dhe simpatinë e publikut jashtë formatit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka komentuar disa situata që kanë ndodhur brenda shtëpisë, mes tyre edhe raporti Heidi-Romeo. Ajo thotë se romanca dhe ndjenjat e dy banorëve për njëri-tjetrit në sytë e saj kanë qenë të sinqerta.

“Unë mendoj që  Heidin e kam dashur brenda dhe vazhdoj të kem një simpati për të. Dhe e kam mbajtur afër në momentin kur doli në nominim. Kam patur muhabete më të thella me të, të cilat në momente kur më pyesnin kur ishim në nominim doja t’i nxirrja në pah se e dija që Heidi kishte shumë më shumë për të treguar. Heidi në fillim kur kemi folur ma zinte krevatin tërë kohën se për pak kohë ajo ka patur simpati për Fatjonin në momentin kur ata e vendosën që s’kanë pëlqim për njëri tjetrin. Ajo vazhdoi ta ndjekë romancën me Romeon. Pastaj u bë më e bukur se ishte momenti i Romeo dhe Zhulietës, se unë doja ta luaja me Lisin sepse ai ishte në nominim, doja ta ndihmoja Lisin që të dalë më në pah.

Më pas ndodhi lidhja e tyre që s’kemi dyshuar asnjëherë që është e vërtetë për shkak se u pa në shtëpi gjithë kohës. Ishte diçka e bukur për t’u parë”, ka thënë ajo.


Shtuar 20.03.2024 11:24