Rita Ora anulon koncertin në Hungari, shkak një problem shëndetësor

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Hungari vetëm disa orë para se të dilte në skenë, pasi është sëmurë dhe e ka kaluar natën në një spital të Budapestit. Ora këtë e ka bërë të ditur përmes një InstaStory, duke thënë se i duhet pushim dhe se do të ndjek udhëzimet e mjekut.

“Ju lutem më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte” tha ylli shqiptar. “Pasi e kalova natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek udhëzimet e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj.”


Shtuar 27.07.2024 20:45

Tags: ,