Rindizet konflikti, Finem ofendon rëndë Don Xhonin (VIDEO)

Prej gati një viti, hip-hopit shqiptar i janë shtuar dy rivalë të rinj që ndezin shpesh rrjetin me sulmet kundër njëri-tjetrit ndonëse mes tyre nuk ka ndodhur asgjë konkrete e serioze për të nxitur një përplasje të tillë. E kemi fjalën për Don Xhon dhe Finem që hera-herës thumbohen, i bëjnë diss njëri-tjetrit edhe shahen në rrjetet sociale e pas komenteve, gjërat shuhen e rindizen nga hiçi sërish. Kështu, siç ka ndodhur së fundmi.

Mbrëmjen e djeshme, Don Xhoni në përmbyllje të turneut veror, në qytetin e tij të lindjes në Drenicë ka vendosur të vizitojë varrin e Adem Jasharit para koncertit, duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale. Por, edhe Finem disa ditë më parë ishte në Kosovë ku vizitoi edhe kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz. Andaj, ai ka reaguar dje duke thënë se Don Xhoni e ka “kopjuar”.

“Kena vizitu legjendën Adem Jasharin. Është turp me të djeg o k**, duhesh m’u krenu o ‘patriot’, shqyqyr që ta kujtova biles që shkove. Nqs doni vizita personale m’shkruni, mos nxirrni dhomt si kal p**sies. Turp”- ka thënë ai. Ndërkohë, deri tani nuk ka ende një reagim nga Don Xhoni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)


Shtuar 17.08.2021 14:25