“Rikthehet” Jetmiri/ Ja si shkoi Heidi në finale sipas tij (FOTO)

Heidi Baci është një ndër 5 finalistët e edicionit të tretë të “BBV”, së bashku me Romeon, Julin, Eglën dhe Meritonin.

Sakaq një reagim ka ardhur së fundmi prej ish-banorit Jetmir Salaj, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ironizon Heidin.

Duke shoqëruar imazhin e Heidit me një “gif” duke qeshur, Jetmiri lë të kuptohet se Heidi ka arritur të shkojë deri në finale vetëm duke qeshur, pa bërë asgjë tjetër brenda asaj shtëpie.

Po ju a ndani të njëjtin mendim me Jetmirin?

Sakaq rikujtojmë që Jetmiri është larguar prej formatit të “BBV3” me dëshirë të plotë, disa javë më parë.


Shtuar 20.05.2024 11:49