Grupi shumë i dashur nga publiku, West Side Family, kanë risjellë për publikun këngën e njohur, “Lule t’bukra ka Tirona”.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Landi dhe Miri kanë treguar si lindi ky projekt. Ata kanë theksuar se grupi i tyre tashmë kanë për qëllim të ruajnë standradin e Dr. Florit.
“Ka tre vjet ky projekt, po shyqyr që nuk e bëmë se erdhi pandemia. Çdo gjë në këtë projekt është me 2 kuptime. Jo vetëm lulet po edhe vajzat e bukura. Erdhi pranvera, po edhe vajzat vishen më lehtshëm.
Ne tashmë kemi atë standardin që na ka lënë Flori dhe ne duhet të bëjmë o atë, o më mirë”, u shpreh Miri.
“Ne mundohemi që në fillimet tona, që kur krijojmë diçka të bukur të mbajmë suksesin. Ne gjithmonë i kemi kënduar të bukurës, kemi goditur fenomene. Edhe kjo fal talentit të Dr. Florit. Ne kemi bërë një baladë ndryshe, po nuk u dëgjua shumë se qëlloi periudha gjatë kohës së tërmetit”, tha Landi.