Rike tregon momentin e sikletshëm: Shkova në shtëpi me rrobat e Olti Currit

Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP”, kanë treguar momentet e sikletshme të jetës së tyre. Rike ka treguar një episod të sikletshëm, teksa ka qenë e ftuar në Top Show disa vite më parë.

Asokohe Top Show drejtohej nga Alban Dudushi, Olti Curri dhe Iva Tiço dhe Rike tregon se ka qenë veshur me një fustan të bardhë dhe i kanë ardhur menstruacionet gjatë transmetimit Live dhe eshtë vendosur shumë në siklet.

Ndërkohë që e pyesnin Rikja kthente përgjigjet me siklet, në publicitet Olti e ka pyetur çfarë problemi kishte dhe asaj i vinte zor të tregonte.

Derisa Rikja tregoj që i kishte ardhur cikli menstrual, dhe më pas Olti i ka dhënë një bluzën e tij, që Rikes i rrinte si fustan, me të cilën ka ikur në shtëpi pas mbarimit.


Shtuar 26.03.2024 14:27