Shkodër/ Kujdestarja dhunon 65-vjeçaren në konvikt, shpallet në kërkim

Kujdestarja e një konvikti në Shkodër, akuzohet se ka dhunuar një 65-vjeçare.

Ajo është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.03.2024 14:22