Rihanna tërhoqi vëmendjen në Fashion Awards 2024, duke mahnitur me një pallto të kaltër me gëzof artificial dhe një kapelë të madhe, të cilat fansat me humor i krahasuan me stilin e “Përbindëshit të Biskotave”.
Ajo kombinoi pallton dramatike me një fustan të zi Christian Lacroix FW02 Couture, që theksonte dekoltenë e saj.
E shoqëruar nga partneri i saj ASAP Rocky, i cili u nderua si Novator Kulturor, Rihanna ndau tryezën me personalitete si Edward Enninful, Maria Sharapova dhe CEO i Moncler, Remo Ruffini, shkruan DailyMail.
Dalja e çiftit vjen mes thashethemeve për një fejesë të mundshme, pas një unaze diamanti që këngëtarja u pa duke mbajtur muajin e kaluar.
Fashion Awards, organizuar nga Pandora, shërbejnë si një platformë për të vlerësuar liderët e modës dhe për të mbështetur gjeneratat e reja të talenteve krijuese, duke pasuruar industrinë britanike të modës.