Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, beteja ligjore do të vijojë në Apel

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si të padrejtë dhe tejet zhgënjyes vendimin e Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Të lidhura

None found

Ai u ka bërë apel qytetarëve për qetësi dhe bashkim, duke paralajmëruar se nuk duhet të lejohen tensionet, ndasitë apo cenimi i figurës së luftës së UÇK-së.

“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka sjellë në vëmendje edhe akuzat e mëhershme për trafikim organesh, të cilat, sipas tij, nuk u përfshinë si akuza në procesin e zhvilluar.

Ai ka deklaruar gjithashtu se Gjykata Speciale i ka shpallur të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, ndërsa ka nënvizuar se në vendim është përmendur edhe fakti që synimi i UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës.

“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Ahmeti ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte një përpjekje për liri dhe se e kaluara e Kosovës nuk mund të ndryshohet.

“Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve”, ka shkruar Ahmeti.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel