Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Juli është më i preferuari i publikut mes tij dhe Eglës, deri në këtë pikë të lojës.
Rezultatin e televotimit e ka mësuar vetëm Juli, sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri.
Pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falenderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë.
Moderatori Ledjon Liço, tregoi se ky ishte rezultati më i ngushtë, me vetëm 16 vota diferencë.
“Mbase është një televotim nga më të ngushtat në historinë e Big Brother mesa di unë deri më tani”,-tha moderatori Ledjon Liço.