Refuzoi të jetë pjesë e “Big Brother”? Lorik Cana thyen heshtjen

Para fillimit të Big Brother VIP, u përfol se një nga emrat që do të hyntë në shtëpinë e famshme ishte dhe Lorik Cana. Por në fakt, në shtëpi hyri një Cana tjetër, kushëriri i parë i tij, Graniti. U spekulua shumë dhe mbi arsyen e refuzimit por si qëndron e vërteta e ftesës për të hyrë brenda BB? Lidhur me këtë, futbollisti i njohur foli gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”, tha ai.

Cana u ndal gjithashtu dhe te karriera e tij dhe fakti që është kaq shumë i pëlqyer nga dashamirësit e futbollit por jo vetëm. “Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme.

Të jap një shembull më të mirë për kombësinë tonë, si futbollist. Mundohem të jem një lojtar i mirë por të jem një njeri dhe shqiptar i mirë.Disa virtyte dhe gjëra që unë i ndjej fort nuk i ndryshoj asnjëherë, nuk kam qejf me shkuar ku më çon era, i kam rrënjët e forta si edukatë, prandaj shumica e njerëzve janë identifikuar vetë në mesazhet apo qëndrimet e mia.”, tha Loriku.


Shtuar 30.12.2021 09:34