Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë forumit të biznesit të mbajtur sot në Odën Ekonomike, u shpreh qartë se duhet gjetur zgjidhje për çështjen e transportuesve dhe të garantohet lëvizja e papenguar e mallrave, pa pritje, vonesa apo barriera të panevojshme.
Të lidhura
None found
Në fjalën e tij, ai vuri në dukje edhe problemin e konkurrencës së pandershme në proceset e tenderimit për projektet infrastrukturore brenda Bashkimit Evropian.
Sipas tij, kontratat më të mëdha po u besohen kompanive nga Kina dhe India, ndërsa firmat evropiane po mbeten jashtë këtyre mundësive.
Nikolloski theksoi se fondet e taksapaguesve nuk duhet të dalin jashtë kontinentit, por të riciklohen në ekonominë e vendeve anëtare të BE-së.
“Besoj se kemi të bëjmë me një paradoks të vërtetë. Në shekullin e 21-të, me liberalizime të miratuara tashmë për një shtet kandidat që ka nisur negociatat me BE-në, është absurde të diskutohet nëse një transportues nga Maqedonia duhet të llogarisë ditët, orët dhe minutat para se të hipë në kamion. Nëse nga njëra anë përballemi me konkurrencë jo të ndershme dhe nga ana tjetër nuk sigurohet qarkullimi i lirë i mallrave, atëherë asnjë diskutim tjetër nuk ka vlerë. Përkundrazi, nëse arrijmë t’i zgjidhim këto dy çështje, perspektivat janë të jashtëzakonshme,” deklaroi Nikolloski./Telegrafi/
