Reagimi epik: Iliri u votua si më i preferuari, por më shumë u gëzua Sabiani (VIDEO)

Puntatën e mbrëmshme LIVE në Big Brother Vip në Top Channel, publiku shqiptar votoi më të preferuarin.

Dhe sërish ai ishte Iliri, i cili falenderoi të gjithë ata që e kishin votuar.

Kjo ishte hera e disatë që Iliri zgjidhet i preferuari i publikut kështu që nuk pati shumë të habitur.

Por ai që e ka pritur më mirë këtë rezultat ishte miku i tij Sabiani, i cili la shtëpinë të premten.

Teksa kamerat u fokusuan tek ai, atë nuk e mbante vendi, duke u gëzuar madje më shumë se Iliri.


Shtuar 15.12.2021 09:46