Që në mëngjes me tortë te krevat, Gjiko i zbukuron ditëlindjen Elita Rudit (VIDEO)

Moderatorja Elita Rudi feston sot ditëlindjen e 29. Partneri i saj, reperi Gjiko ja ka zbukuruar këtë ditë të veçantë që në mëngjes. Ai ka surprizuar moderatoren me një tortë me qinrinj, mëngjes te krevat dhe shumë dashuri.

“Mirëmëngjes luleshtrydhe. Shumë urime për ty. Zgjohu se ke ditëlindjen. Hajde të festojmë”, thotë reperi.

Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Zëri dhe Bota. Sakaq, Elita ka qenë mbështetësja më e madhe e reperit gjatë kësaj periudhe pas akuzave se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Vetë reperi ka folur publikisht duke mohuar këto akuza të rënda./albeu.com/