Nxirret nga gremina në Malin e Çikës punonjësi i Ujësjellësit

Është nxjerrë nga gremina ku kishte rënë në malin e Çikës punonjësi i ujësjellësit të Bashkisë së Himarës.

Shtetasi Arjan Agalliu është nxjerrë nga gremina ku ka pësuar disa fraktura.

Pritet që në vendngjarje të mbërrijë helikopteri për dërgimin drejt spitalit.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital./albeu.com


Shtuar 28.06.2022 13:54