Publikisht para të gjithëve, Gigi Hadid i kërkon fansave dhe mediave një nder të madh (FOTO LAJM)

Në shtator të vitit që lamë pas një prej çifteve më të famshme në botë Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë. Çifti fillimisht zgjodhi të ishte shumë hermetik dhe të mbante thuajse çdo gjë private lidhur me prindërimin. Madje ata nuk treguan as emrin e së voglës për muaj me radhë deri në janar të këtij vitit. Ishte vetë supermodelja që zbuloi se vajzën e tyre e kishin pagëzuar me emrin Khai. E me kalimin e kohës duket se ata po ndajnë më shumë detaje me fansat e tyre. Megjithatë, deri tani nuk kanë postuar asnjë foto të portretit të Khai, duke përjashtuar foton që Gigi publikoi gabimisht.

Së fundmi, modelja ka shkruar një letër të hapur për paparacët, mediat dhe fansat. Ajo shkruan se nuk mund ta mbrojnë Khain nga çdo gjë dhe se dëshirojnë që ajo të vizitojë dhe shoh çdo vend pa patur nevojë që ta mbrojnë nga fotografët. Gigi shkruan se dëshiron që e bija të zgjidhë vetë nëse do të jetë personazh publik ose jo, por deri atëherë nuk do që ajo të ekspozohet.

“Për paparacin, mediat dhe faqet e fansave

Ndërkohë që vogëlushja jonë rritet kemi kuptuar se nuk mund ta mbrojmë nga çdo gjë ashtu siç ne do të donim kur ishte më e vogël. Asaj i pëlqen ta shikojë botën! Dhe pavarësisht se merr shumë prej saj afër fermës, ajo ka nisur të shikojë edhe vende të tjera, një bekim i vërtetë. Në vizitat tona të fundit në New York, ajo e do mbrojtësen e saj nga dielli të ngritur lart (diçka me të cilën ajo është mësuar në shtëpi) dhe e ngre vetë lart! Ajo nuk e kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë dua ta mbroj. Dua gjithashtu që të shikoj qytetin më të mrekullueshëm në botë, njerëzit e bukur dhe të ndryshëm që ecin rrugëve të New York-ut.

Kjo është ajo që vjen me stresin e rrethit mediatik me prindërit që janë figura publike. E di që ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet dhe kam parë fotot e paparacit të fëmijëve në New York me fytyrat e mbuluara, por me sa kam pyetur, besoj se kjo vjen për shkak të integritetit të fotografit, medias apo fansave që shpërndajnë fotot. E shkruaj gjithë këtë për t’i thënë paparacit, medieve dhe faqeve shumë të dashura të fansave, ju e dini se qëllimisht ne nuk kemi publikuar kurrë foto të fytyrës së vajzës sonë në rrjete sociale. Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë si ta ndajë veten me botën kur të rritet dhe që ajo të ketë një fëmijëri normale, pa u shqetësuar për imazhin publik të cilin ajo nuk e ka zgjedhur. Për ne do të thotë gjithë bota, teksa marrim vajzën për të parë dhe eksploruar New York-un dhe botën. Nëse mundeni ju lutem, ju lutem, ju lutem mbulojeni fytyrën e saj në foto, kur kapet në kamera. E di që është një punë ekstra, por si një nënë e re, dua vetëm më të mirën për vogëlushen time, ashtu siç duan të gjithë prindërit dhe shpresoj që kjo mund të ndihmoj debatin për mbrojtjen e të miturve në media, edhe nëse vijnë nga një familje publike. Dua t’ju them faleminderit të gjithë atyre paparaci që kanë qenë shumë të respektueshëm kur ju kam kërkuar të ruajnë distancën teksa ecja me karrocën gjatë udhëtimit tim të parë me Khai-n në New York.

Për një fëmijë, mund ta imagjinoj se fotot nga paparaci mund të jenë shumë të lodhshme dhe çorientuese dhe këtë mund ta kuptoj dhe unë si një e rritur që duhet të përballem shpesh me këtë gjë. E vlerësoj që morët kohën për të lexuar këtë shkrim dhe shpresoj se mund ta kuptoni nga vjen ky reagim. Me dashuri, G.”

Shtuar 6.07.2021 12:13