Zbardhet dokumenti, çfarë akuzash rëndojnë mbi kryebashkiakun e Lushnjës dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar

Kreu i Bashkisë së Lushnjes dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar për veprën penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” Shkelje e barazisë në pjesëmarrjen e tenderave apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre” e “Falsifikim dokumentesh”.

ABC ka zbardhur deklaratën e prokurorisë përcaktohen edhe akuzat për funksionarët publikë dhe dy administratorë biznesesh.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, katër vartës të tij dhe dy biznesmenët ndërkohë që për për katër zyrtarë të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Konkretisht Tushe akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që akuzat për të arrestuarit e tjerë lidhen me abuzimin me tenderat publikë.

Flamur Peqini i cilësuar si “koka” e grupit që funksiononte brenda zyrarve të Bashkisë, akuzohet se ka shfrytëzuar postin e tij si drejtori i Ndërmarrjes së Publike në Bashkinë Lushnje duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera a ankande publike

Mësohet se një akuzë që rëndon ndaj të dyshuarve si të përfshirë në këtë skemë është abuzimi me tenderin me vlerë 24 mln lekë për një kanal vaditës.

Arrest me burg

Fatos Tushe- Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim.

Flamur Peqini – Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ibrahim Lani –Administrator i kompanisë Loti Sh.p.k i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Bujar Murati- Administrator i kompanisë Euro Alb shpk, I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsfikimimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim.

Gazment Çela – Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Bektash Nezha –Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Blerta Turku – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Margarita Gjermeni – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Andri Musho – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ani Simoni – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim.


Shtuar 6.07.2021 12:09