Edhe pse nuk njihet për deklarata thumbuese, Fjoralba Ponari ka marrë goxha vëmendjen me përgjigjen që i ka dhënë së fundmi një ndjekësi që e pyet: “Po pse u mbyll kaq herët Portokallia?”
“Që të marrë çik fryma konkurrenca. Bëj shaka, sezoni që fillon në mars gjithmonë fund maji/qershori ka mbaruar”, përgjigjet moderatorja.
Në një postim tjetër, Fjoralba shkruan se e ka marrë shumë malli për spektaklin dhe energjinë që merr nga “Portokallia” e publiku.