“Pse nuk më thatë se ju duhen vota”, publikohet foto e Ramës me vëllezërit Veshaj (FOTO LAJM)

Pas katër muajsh me rradhë, “Big Brother VIP” i erdhi fundi dhe mbrëmjen e djeshme u shpall fituesi.

Çmimin e parë e ka fituar balerini Ilir Shaqiri dhe i dyti ishte Donaldi.

Patjetër që në rrjet që ky reality show është bërë mjaft viral, nuk kanë munguar as memet, ku ka plasur gallata.

Një ndër memet më pikante ishte ajo që përfshinte edhe Kryeminstrin e vendit. Duke u nisur nga fakti që binjakët Veshaj kanë qenë të përfshirë në fushatën e fundit elektorale ku zbuluan se votonin mazhorancës që edhe fitoi në zgjedhjet e 25 Pritllit.

“Pse nuk the që të duhen votat”,shkruhen në memen e krijuar për Ramën dhe Donald Veshajn. Kryedemokrati Lulzim Basha, kohëzgjatja e reklamave të emisionit, ish-banorë të BB, ambasadorja Yuri Kim, janë pjesë e koleksionit të memeve që u shpërndanë kudo mbrëmjen e kaluar.

 


Shtuar 19.02.2022 12:43