Pse mungoi Arbana Osmani në festën e fundvitit të Top-it?

Arbana Osmani ka munguar mbrëmjen e djeshme në festën e organizuar nga Top Media dhe Digitalb me rastin e festive të fundvitit.

Të gjithë figurat e ekranit të Top Channel, bashkë me drejtuesit kanë festuar së bashku deri në orët e vona.

Nga ana tjetër moderatorja nuk ka qenë e pranishme në këtë party të përvitshme. Ajo ka zhvilluar në darkë me stafin e biznesit të saj.

Një postim i Lori Hoxhës me Ledion Liçon, po komentohet shumë në rrjet edhe pas lajmeve që kanë qarkulluar se këtë vit moderimi i “Big Brother Vip 3”, i është besuar Liços.

Krahas fotos me Ledion Liçon, Lori shkruan: “ Mirëserdhe përsëri në rrjetet sociale Ledion Liço. Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti”.

Është komentuar se Ledionit këtë vit, i është besuar drejtimi i “BBV3”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Ndërsa moderatorja Arbana Osmani, nuk ka bërë asnjë reagim për nisjen e spektaklit që për shumë vite i është besuar asaj.


Shtuar 22.12.2023 20:41