Elizabeth Linde, 31 vjeç nga Nju Jorku kishte planifikuar të martohej më 4 qershor me një dasmë përrallore, por nuk e kishte menduar se në fakt martesën do e bënte në spital.
Babai i Elizabeth, Stewart Linde, 56 vjeç ishte diagnostikuar me kancer malinje, i shtruar në qendrën e kancerit prej kohësh dhe nuk i kishte mbetur shumë ditë jetë. Ai u surprizua nga vajza e tij kur e pa të veshur me fustanin e nusërisë. Ishte dëshira e vajzës që këtë ditë të rëndësishme të kishte të atin pranë saj.
Ceremonia e kurorëzimit në martesë e çiftit u krye në dhomën ku qëndronte shtruar 56 vjecari, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë.
Elizabeth postoi video të ceremonisë në llogarinë e saj në TikTok, pamje të cilat janë bërë virale me milliona shikime.
@elisabethlinde12 the saddest and happiest day of my life 💔 #bride #marriage #weddingtiktok #strong #brave #loveislove