Pozon pa asnjë filtër, Ana Kauri hap sfidën në rrjet

Ana Kauri njihet si një nga vajzat më të bukura që ka marrë pjesë në “Për’puthen”.Ajo është treguar e hapur dhe pa komplekse për ndërhyrjet estetike që ka bërë, në buzë, hundë e së fundmi dhëmbët.

Shpesh herë e reja nga Berati është “kryqëzuar” nga ndjekësit në Instagram se përdor Photoshop e filtra.

Edhe në një video që ka publikuar dje teksa bënte një “make-up tutorial”, fansat ia kanë vënë në dukje që ka përdorur efekte të InstaStory.

Duke marrë shkasë nga kjo, Ana ka hapur një sfidë. “Meqenëse disa prej jush po më thonë Ana pse ke vendosur filtër te make-up tutorial që ke bërë, unë do ju sugjeroja të gjithëve që të futemi në një sfidë: Të postojmë foto pa asnjë lloj filtri në story,” ka thënë ajo përmes një videoje.

E ndërkohë që ndjekësit e kanë pranuar sfidën, Ana ka ndarë edhe një foto të vetën pa pikë filtri.

Bukuroshja brune ka postuar një foto në makinë ku shfaqet më natyrale se kurrë, dhe duket yll!

Ana ka publikuar edhe foto të ndjekëseve të saj, të cilat gjithashtu kanë pozuar pa filtra.


Shtuar 22.04.2021 15:59