“Po të na lërë Berti …”, çfarë po ndodh mes Kristit dhe Kejvinës?
Kejvina Kthjella e la shumë shpejt shtëpinë e “Big Brother VIP”, megjithatë për aq kohë sa qëndroi brenda saj, ajo la gjurmë.
Një ndër gjërat që tërhoqi më shumë vëmendje, ishte marrëdhënia e saj me Kristin, të cilin e ngacmonte shpesh-herë. Duke folur për emisionin “E Diell”, Kejvina ka thënë se gjithçka mes tyre ishte shaka, ndërsa shtoi se nëse Roberti, babai i Kristit, do i lejojë ata do jenë shokë të mirë.
“Çfarë do ndodhë me Kristin? Të filloj ta ngacmoj? Jo, jo, me Kristin ka qenë thjesht një shaka. E kam thënë dhe aty brenda, Kristi është shumë djalë i mirë. Dhe edhe ai e meritonte të ishte në finale. Po të na lërë Berti që të jemi shokë të mirë, okej do jemi shokë.”- tha Kejvina.