Era Istrefi publikoi pak ditë më parë këngën që e riktheu pas një pauze të gjatë në muzikë. Kënga me titull “Bebe” është pëlqyer shumë dhe madje kthyer në një trend në rrjetin social TikTok. Kënga numron më shumë se 6 milionë klikime në youtube.
“Bebe” po ndjek suksesin e Bonbon, që i dha famë Erës përtej kufijve. Ka qenë Era e cila ka bërë me dije se kënga është më e dëgjuara në Zvicër momentalisht. Si duket Era po fokusohet me këngët shqip pasi nuk mundi të arrinte suksesin e dëshiruar jashtë vendit.