Po mendon të bëhet nënë? Nevina Shtylla shuan kureshtjen (FOTO LAJM)

Pas një largimi disamujor nga “E Diell” në “Top Channel”, Nevina Shtylla është rikthyer me një rubrikë të re të titulluar “Shoku ynë Tili” . E pyetur në një bisedë virtuale me ndjekësit, pak para fillimit, Nevina tha se ishte një program plot dashuri, emocione të forta e rrëfime të sinqerta. Në këtë rubrikë të re, dedikuar fëmijëve me talente, ajo bashkëpunon me Alban Malen, Graciano Taganin, Manjola Nallbanin, Xhani Shqerrën e Andi Murrën.

Nevina ka treguar detaje të tjera lidhur me “Shoku ynë Tili”, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka treguar edhe se çfarë kritikash i ka bërë i dashuri teksa e sheh në ekran. Ndonëse u përpoq ta anshakalonte pyetjen, por pa sukses, ajo tha: “Më thotë që duhet të jem më e afërt me fëmijët”, ndërsa për familjen tha se tregohen më të rezervuar.

E pyetur nëse ka nisur të mendojë për t’u bërë nënë së shpejti, duke qenë se prej vitesh është në një marrëdhënie, Nevina tha “Jo, për momentin jo”, duke shtuar se tani ka Rokon, qenushin e saj fiks si djalë, të paktën sa i përket përkujdesjes dhe vëmendjes kushtuar atij. “Për një fëmijë ndoshta do të mbetet për pak më vonë”, tha ajo.

Megjithatë, siç tha vetë Nevina, për këtë, nuk është mirë të bëhen llogari në jetë, ndaj ajo nuk ka asnjë plan.


Shtuar 26.09.2021 14:53