“Po më fut duart”, Romeo dhe Roza të zhveshur në shtrat ngacmojnë njëri-tjetrin

Një episod i lehtë dhe i mbushur me humor ka ndodhur natën e mbrëmshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku dy nga personazhet më të njohur të spektaklit, prezantuesja Roza Lati dhe aktori Romeo Veshaj, janë përfshirë në një lojë të çuditshme.

Momenti argëtues ka filluar kur Romeo ka njoftuar Rozën se i kishin humbur të brendshmet dhe për këtë arsye ndjente sikur ishte nudo në shtrat.

Më pas, në një akt të papritur dhe të guximshëm, Roza ka reaguar duke shkuar dhe zhveshur në bikini, e më pas i është bashkuar Romeos në shtrat.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Situata mori një kthesë edhe më të çuditshme kur Romeo i bëri një koment Rozës së qeshur, “Mi fute fuart, mos mi fut duart”, të cilat janë sigurisht fjalë që kanë ngjallur të qeshura dhe komente të ndryshme nga të tjerët banorë në dhomën e gjumit.

Ky shkëmbim i zhveshur dhe loja mes këtyre dy personazheve të ‘Big Brother VIP’ u prit me gëzim dhe u pa si një moment argëtues që shpërndau atmosferën e tensionuar të zakonshme që ndodh në konkursin e njohur televiziv.


Shtuar 16.02.2024 11:41