E rëndë/ Shembet kantieri i ndërtimit, humbin jetën tre punëtorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku në një kantier ndërtimi është shembur në periferi të Firences, ku po punohej për ndërtimin e një supermarketi.

Tre punëtorë kanë vdekur, ndërsa tre punëtorë të tjerë, të nxjerrë të gjallë, u dërguan në spitali, dy në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar punëtorët e tjerë.

Sipas informacioneve fillestare mbi dinamikën e aksidentit, në kantierin e supermarketit në ndërtim në via Mariti, ka pasur një kolaps të konsiderueshëm të një prej shtyllave kryesore.