Po Juli ç’pati? I kërkon Teas rikthimin në “Përputhen”

Tea ka qenë një nga emrat më të përfolur kohët e fundit, edhe pse ka qëndruar larg ekranit. Ndarja e saj nga Bearti është diskutuar gjerë e gjatë dhe dyshja duket se nuk kanë ndërmend të kthehen më pas. Megjithatë, Tea ka adhurues të fshehtë, madje edhe brenda “Për’puthen” që kërkojnë rikthimin e saj.

Tea ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe ndër të tjera ka rënë në sy një pyetje që i ka drejtuar Juli. Ky  fundit e ka pyetur Tean nëse do të futej sërish në “Për’puthen” dhe kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë. Mirëpo Tea ja ka “prerë ëndrrat” në mes Julit me përgjigjen e saj.

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, i është kthyer ajo.

Siç duket Julit i ka mbetur peng që nuk e ka njohur Tean në emision, por tani mund të ketë mundësinë të bëj një takim jashtë me të, duke qenë se ajo është edhe beqare.

Nga ana tjetër gjatë bisedës me fansat, Tea ka treguar se do t’i jepte më shumë një shans një personi të thjeshtë dhe jo dikujt të famshëm.

“Do i jepje një shans një personi normal, një personi jashtë kamerave, punëtor dhe me këmbë në tokë?”, e ka pyetur në ndjekës.

“Do preferoja më shumë këtë në fakt. Fama i bën njerëzit shumë të komplikuar.”, është përgjigjur Tea.


Shtuar 13.04.2021 15:12