Sa herë që poston foto apo video me bikini, ajo kritikohet shumë nga ndjekësit e saj. Por duket se Ledina Çelos nuk i interesojnë aspak komentet negative dhe vijon të shijojë në maksimum pushimet e saj në Shqipëri.
E sigurisht në profilin e saj në “Instagram” nuk mund të mungojnë pozat provokuese dhe seksi. Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja e njohur vijon që të jetë super elegante dhe nuk nguron që format e saj trupore t’i ekspozojë në rrjetet sociale.
Pasi ka publikuar disa imazhe me rroba banje, Ledina ka vendosur gjithashtu që fansave t’u tregojë edhe sekretin për të qenë kaq në formë.
Ajo ka publikuar në “Instastory” disa video ku shfaqet teksa bën disa ushtrime që në mëngjes, përfshirë hedhjet me litar, si dhe ushtrime të tjera për formësimin e muskujve të barkut.