Po Andi? Konkurrenti i “Për’puthen” i dedikon këngë, Jasmina: Surpriza më e bukur (VIDEO)

Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti. Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën, që tashmë nuk është më pjesë e “Për’puthen”.

Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.

“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.

“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.

Por a mund të ndihet Andi keq pas kësaj kënge? Jasmina i ka qartësuar të gjithë se Alessandro është thjesht një mik shumë i mirë dhe se kënga është një dhuratë për të në shenjë vlerësimi e jo shprehje dashurie. Për më tepër Andi e ka dhënë aprovimin, pasi e ka pëlqyer postimin që Jasmina ka bërë në Instagram.

“Të jap një sqarim para se të hidhni hipoteza. Diçka që askush se bën kur ngrihen akuza. Alessando është mik shumë i mirë i imi kështu që të mos ketë njerëz konfuz. Nuk është diss për askënd! Është dhuratë për mua! Quhet vlerësim jo shprehje dashurie! Nuk jemi këtu për lajme ne, doja ta ndaja me ju sepse vërtetë është diçka e bukur e kur bëhet për mua, normal do ketë vëmendjen time! Ju dua, kofshi një ditë sa më të bukur!”, shkruan Jasmina.


Shtuar 7.05.2021 11:56