Pjesë e “It’s My Love”?! Loco habit me deklaratën

Elvis Lushi, i njohur ndryshe si Loco, bëri shumë bujë me largimin e tij nga “Për’puthen” që erdhi si pasojë e një fotoje me litar të publikuar nga ai në rrjete sociale për Antonelën.

Veprimi i tij shkaktoi debate të forta në program, gjë që e shtyu ish-konkurrentin t’i jepte fund rrugëtimit të tij në emisionin e dashurisë, pikërisht kur marrëdhënia e tij me Sindin po shkonte më mirë se asnjëherë. Por çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Locos tani që ai nuk është me pjesë e “Për’puthen”?

Një ndjekës e ka pyetur Locon mbrëmjen e djeshme në rubrikën “Ask me a question” në Instastory, pikërisht për statusin e tij. nëse tani është single. “Sigurisht. Jam aq singëll sa po mendoj të shkoj edhe te ‘It’s My Love në Kosovë,” – është përgjigja e Elvisit, një deklaratë kjo plot ironi nga ana e tij, që na lë të gjithëve të kuptojmë se me shumë gjasë ai nuk është aspak single.


Shtuar 1.04.2021 10:12