Pique nuk heq dorë nga “avazi”! Pas Shakirës, ish-ylli i Barcelonës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti.

Lajmi bëhet i ditur nga Marca, e cila pohon se arsyeja e ndarjes mund të jetë tradhtia e njërit prej partnerëve, por për momentin nuk ka asnjë informacion të saktë për arsyet e ndarjes. Sipas revistës Marca, gazetarja spanjolle Adriana Dorronsoro e konfirmoi ndarjen në emisionin “Vamos a ver”.

“Kam konfirmimin se Gerard Piqué dhe Clara Chia janë ndarë dhe aktualisht po hetoj arsyet. Po më vijnë informacione që flasin për përfshirje të mundshme të një pale të tretë, por ende asgjë nuk është e qartë”, ka deklaruar ajo.

Mediat spanjolle shkruajnë gjithashtu se Gerard Pique së fundmi është parë në një nga kafenetë në Miami në shoqërinë e një gruaje me flokë të kuqe. Pas kësaj, menjëherë filluan të përhapen zërat se ish-futbollisti i klubit të futbollit “Barcelona” nuk është më në një lidhje me Clara Chia Marti.

Edhe pse nuk është konfirmuar se kjo është arsyeja. Më 31 mars, media spanjolle raportoi se Clara Chia u pa në aeroportin e Barcelonës nga Franca, pasi kishte bërë një udhëtim pune. Pa shoqërinë e Piques, Klara ishte e qetë dhe e buzëqeshur.


Shtuar 26.04.2025 17:53