Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, ndaloi koncertin e saj në State Farm Arena në Atlanta, Georgia, të shtunën, për të ndihmuar një fans i cili nuk mund të merrte dot frymë.
Artistja, gjatë turit të saj nëpër botë, vuri re se një pjesëmarrës i koncertit e kishte shumë të vështirë të merrte frymë dhe këngëtarja e ndaloi koncertin për të zbuluar saktësisht se çfarë po ndodhte.
“A keni nevojë për një inhalator?” Eilish e pyeti fansin, përpara se të kthehej te ekuipazhi i saj. “A kemi një inhalator? A mund të gjejmë vetëm një?”
View this post on Instagram
Më pas Billie arriti ta menaxhonte situatën më së miri, duke e lejuar dhe turmën që mos të rrinte shumë afër me personin dhe duke i dhënë atij pak kohë që të merrte veten.
Momenti është kapur në video nga shumë prej të pranishmëve, të cilët kanë nxituar t’i postojnë ato në internet, ndërsa kanë vlerësuar këngëtaren për veprimin e saj.
Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh nëpër koncerte. Madje tragjedia më e madhe ka qenë ajo e Travis Scott, ku mbetën 10 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Një viktimë dyshohet se u shtyp për vdekje nga turma, ndërsa Scott vazhdonte të performonte në skenë. Reperi thuhet se ka qenë në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë.