“Pervers i sëmurë”, urimi i çmendur i Sarës për Atdheun që askush nuk e priste (FOTO LAJM)

Atdhe Xharavina feston sot ditëlindjen e tij të 29-të. Mes urimeve të shumta që ish-konkurrenti ka marrë në rrjete sociale, ai që ra më shumë në sy është dedikimi i Sara Malaj, me të cilën ai doli çift nga “Për’puthen”. Bukuroshja bionde e ka uruar të riun nga Gjakova në mënyrën që askush nuk e priste.

Ajo ka publikuar një foto të saj në InstaStory ku shfaqet duke mbajtur në dorë tortën tepër të veçantë për Atdheun ku mbishkrimi ka marrë gjithë vëmendjen.

Të lidhura

None found

“Gëzuar ditëlindjen pervers i sëmurë. Po plakesh mother f*cker”. Sinqerisht your b**ch!” shkruan Sara teksa i la të gjithë pa fjalë.

Më pas ajo i ka bërë një urim më të ndjerë duke ndarë një fotografi nga festa e një nate më parë me Atdheun ku thotë: “Uroj që ditëlindja jote të jetë aq e lumtur sa më ke bërë ti mua”.

Kujtojmë se sot në mbrëmje ish-konkurrenti ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e tij ku ka ftuar të gjithë kastin e “Për’puthen”, e jo vetëm.


Shtuar 26.05.2021 12:26