Këngëtarja e famshme, Britney Spears, i ka vënë “flakën” rrjeteve sociale me postimin e bërë së fundmi, ku shfaqet nudo.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet e shtrirë në bregdet, ku ka vënë në pah format e saj trupore nën rrezet e diellit.
42-vjeçarja tregoi se po mendon që të bëjë ndërhyrje estetike tek të pasmet.
“Mendoj të bëj injeksione në b*thë për ta bërë atë më të plotë,”– ka shkruar ajo.
Ndërkohë të shumta ishin komentet negative që këngëtarja mori nga ndjekësit e saj, ndërsa ajo e fshiu menjëherë postimin.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Britney e postoi edhe njëherë të njëjtën video, me mbishkrimin: “Përshëndetje b**a ime”.