Mariza Ikonomi është një ndër këngëtaret më të dashura dhe të ëmbla për publikun shqiptar. Të gjithë e kanë vënë re mungesën e projektve të saj të reja të cilat e kanë të lehtë të fitojnë zemrat e publikut.
Mariza Ikonomi, ka zbuluar një histori të panjohur më parë për publikun dhe bëhet fjalë për problemet që ajo ka pasur me zërin.
Në rrëfimin e saj të sfidave të jetës, Mariza Ikonomi e nis duke thënë që e ka të vështirë të flasë për to apo për humbjet njerëzore që ka përjetuar. Madje, edhe nëse flet, e ka të nevojshme t’i tregojë duke i dhënë një rrjedhë të lumtur ngjarjes. Edhe këtë herë, në “E ardhmja është vajzë” në Klan Plus, ndërsa zbulon një pjesëz të patreguar të sajën, ajo nuk e lë rrëfimin të mbarojë pa theksuar se aty e kuptoi edhe vlerën e sfidës që i kishte rënë në karrierë.
Mariza Ikonomi: Ka qenë një moment ku unë punoja jashtëzakonisht shumë dhe nuk po ndalesha dot duke punuar dhe në një moment të caktuar ndieja se po humbja zërin.
Ermira Çausholli: Kur ka ndodhur kjo?
Mariza Ikonomi: Ka ndodhur vite më parë.
Ermira Çausholli: Vite më parë i bie në kulmin e aktivitetit?
Mariza Ikonomi: Po, ishte një moment ku unë kisha fituar botën si të thuash, isha shumë e realizuar nga ana artistike, nga çdo gjë, por punë pas pune nuk p mëlinin të merrja frymë dhe të mendoja për veten time. Isha kaq e fokusuar ndaj pjesës së muzikës, famës, kisha shumë aktivitete dhe çdo dy-tre ditë më gjente në një vend jashtë Shqipërisë dhe ka qenë një moment intensiv jo vetëm pune, koncertesh, fansash gjithashtu. E shikoja edhe vetë që isha pak e lodhur dhe derisa erdhi një moment që unë e ndieja edhe vetë që nuk isha në fazën time më të mirë dhe zëri im kishte nevojë për një qetësi. Në momentin kur unë ndieva që po humbja zërin, aty kuptova vlerën e zërit tim.
Përveç kurave që artistët përdorin në raste të tilla për të qetësuar kordat, Mariza tregon se iu deshën edhe medikamente e trajtime të tjera për të mos humbur armën e saj në jetë.
Mariza Ikonomi: Më duhej t’i ushtrohesha edhe disa ushtrimeve që më dha doktori dhe për një muaj e gjysmë të mos flisja. Ishte një nga sfidat më të vështira të jetës sime sepse gjithçka unë e shkruaja në letër për një kohë të gjatë.