Në spektaklin e djeshëm të “Cherry on Top” në moderimin e Bora Zemanit, kjo e fundit është vënë paksa “në siklet” me një pyetje që Neda Balluku i ka drejtuar.
“Përse duhet ta fitojë Romeo përpara Heidit?”- u pyet Bora, sakaq paksa moderatorja u përgjigj se Romeo e meriton jo pse është një njeri i afërt i saj por ka qenë shumë i sinqertë brenda shtëpisë.
“E para njëherë se nëse ata të dy (Romeo dhe Heidi) do ishin në pod final, ndoshta do ishte gjëja më e bukur që mund të na shihnin sytë. Patjetër që mendoj se Romeo e meriton finalen jo vetëm se është njeri i afërt i imi, por di që është shumë i sinqertë aty brenda.
Unë vetë preferoj të shoh më mirë atë njeriun emocional dhe të sinqertë, jo atë që gjen strategji. Ka pasur durim në shumë situata të vështira. Romeo ka pasur shumë dinamika me finalistët e tjerë.”