Ronela Hajati ka qenë së fundmi e komentuar në media më shumë se asnjëherë në karrierën e saj. Kjo për shkak të përfaqësimit të Shqipërisë nga ana e saj në Eurovison me një performancë mjaft energjike dhe provokuese që u komentua mjaft.
Për performancën e saj është pyetur së fundmi Young Zerka i cili e dha një përgjigje të përgjithshme:
“Shumë mirë,mu bë qefi sepse është hera e parë që një këngë ritmike shkon në Eurovision pasi gjithmonë kemi shkuar me këngë me “pre damarët”-tha Zerka.
View this post on Instagram
Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qënë dikur të lidhur edhe pse asnjehere nuk erdhi një konfirmim.
Ata kanë bërë edhe këngë të susksesshme bashkë që numërojnë miliona klikime.
Edhe ndarja erdhi fshehtas dhe pa sqarime nga të dy.