Përfliten se kanë qenë të lidhur, Meridiani bën deklaratën e papritur: Valoni i ka dedikuar këngë Einxhel!”

Këto ditë në mediat sociale është përfolur se Valoni ka qenë në një lidhje 6-vjeçare me Einxhel. E gjitha filloi kur pas klipit të tij prezantues, moderatorja e prekur filloi të qante dhe ngriu në fytyrë, madje ajo as nuk doli në oborr të takonte Valonin ashtu siç bënë të gjithë konkurrentët e tjerë. Kjo bëri që në rrjet të thuhej se ata kanë patur një lidhje dashurie e cila tashmë ka marrë fund dhe prezenca e tij në shtëpi e trazoi pak gjendjen emocionale të Einxhel

Vetë Valoni, pas daljes në intervistën me Arbanën, i mohoi zërat duke thënë se me Einxhel u njoh në “Big Brother” dhe jashtë nuk kanë patur kontakte. Mirëpo, brenda shtëpisë ka ende dyshime për ta teksa vlen të theksohet se banorët nuk e dinë deklaratën e këngëtarit.

Së fundmi, Meridiani ka thënë se Valoni i ka dedikuar një këngë Einxhelit dhe për këtë është shprehur shumë i bindur. Einxhel ka thënë se nuk e di për çfarë kënge bëhet fjalë dhe se nuk e ka dëgjuar.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Si përfundim Meridian ça kënge më kishte dedikuar Valoni mua?

Meridian: Kur të dalësh jashtë do e marrësh vesh.

Einxhel: Po mbase s’e shoh kur të dal jashtë.

Meridian: Do e shohësh, pse mbase s’do e shohësh.

Einxhel: Mbase nuk e ka nxjerrë gjëkundi.

Meridian: Po bën bujë në rrjetet sociale, s’e paska nxjerrë gjëkundi?!

Einxhel: Me t’vërtet?

Meridian: Po.

Einxhel: Më paska dedikuar një këngë Valoni dhe s’e kam dëgjuar.

Meridian: Ishte folur tre ditë rresht pa pushim.


Shtuar 7.12.2021 15:53