Përdori fjalën ‘magjyp’, banorët të ashpër me Eglën: Është e turpshme, çdo ditë ofendohen dhe për këtë nuk shkojnë në shkolla

Egla Ceno shpesh gjatë bisedës me banorët e tjerë nuk kontrollon fjalët, e në disa raste ka kaluar edhe në ofendime.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi ndërkohë që po debatonte me Julian Dedën.

Ajo ka përdorur fjalën ‘magjyp’, gjë e cila nuk i pëlqeu banorëve, të cilët reaguan ashpër.

Prezantuesi nga Kosova, Meriton Mjekiqi, u irritua nga kjo gjë dhe tha se është turp dhe se kjo është e papranueshme.

“Kjo është e turpshme, çdo ditë ofendohen dhe për këtë arsye nuk shkojnë në shkolla. E di ti përse është flamuri i Kosovës me pesë yje sepse aty përfshihen edhe komunitetet dhe ti je e turpshme”, u shpreh ai.

I njëjti vazhdoi: “Ti përdor kauza, ofendon, përdor komunitetet dhe kjo është e turpshme. Si more e ofendon komunitetin dhe kërkon falje. Në komunitet jam rritur”.


Shtuar 11.04.2024 13:59