Për këtë arsye që as e imagjinonim, Julia Roberts gati sa nuk e refuzoi rolin në “Notting Hill”

Duket e pamundur të imagjinohet filmi kult “Notting Hill” pa Julia Roberts. Megjithatë, Roberts na ka zbuluar se ishte në prag të refuzimit të rolit të saj, tashmë kaq të dashur.
Siç do ta kujtojnë të gjithë, filmi fokusohet në historinë e dashurisë mes aktores amerikane Anna Scott (Julia Roberts) dhe pronarit të librarive në Londër, William Thacker (luajtur nga Hugh Grant).

Në një intervistë për numrin e fundit të “British Vogue” , Julia Roberts i tha regjisorit Richard Curtis, i cili shkroi “Notting Hill”, se ishte shumë hezituese për të marrë rolin e Anna Scott. Nga jashtë mund të duket e lehtë për një aktor të luajë rolin e një aktori tjetër, por Julia Roberts nuk e pa në këtë mënyrë.

Për këtë arsye që as e imagjinonim, Julia Roberts gati sa

“Sinqerisht, një nga gjërat më të vështira që më është dashur të bëj ndonjëherë ishte filmi juaj, duke luajtur një aktore filmi,” tha 56-vjeçarja, gjatë intervistës.
“Isha shumë jo komode! Unë pothuajse nuk e mora pjesën sepse më dukej kaq e vështirë. Unë as nuk dija si ta interpretoja atë person”.

Aktorja hollivudiane tha se “mbi të gjitha e urrente të vishej si yll filmi”. Për këtë arsye, për skenën e famshme në të cilën personazhi i saj i thotë pronarit të librarisë “Unë jam vetëm një vajzë që qëndroj përballë një djali dhe i kërkoj që ta dojë”, Julia Roberts kërkoi të vishte rrobat e saj personale dhe jo rrobat e zgjedhura nga departamenti i garderobës.


Shtuar 16.01.2024 21:00