Për arsyen më të pabesueshme, Sharon Stone humbi kujdestarinë e të birit (FOTO LAJM)

Katër vite pas divorcit me gazetarin Phil Bronstein, aktorja e famshme Sharon Stone humbi kujdestarinë e të birit, Roan.

Aktorja rrëfeu se kjo gjë e shkatërroi dhe i kalonte ditët duke qarë në një libër ku reflekton për karrierën dhe betejat e saj personale.

Të papublikuara në atë kohë, dokumentat e gjykatës zbuluan se Stone dëshironte t’i bënte djalit botox në këmbë, pasi sipas saj ato mbanin vazhdimisht aromë të pakëndëshme.

“Pasi humba kujdestarinë e Roan, unë nuk isha më unë. Shtrihesha në divan, isha shumë e lodhur dhe vetëm qaja”, tha ajo.

Kujtojmë se sot Roan është 21 vjeç dhe është në hapat e parë në botën e aktrimit.

Sharon Stone ka hapur zemrën kohët e fundit dhe ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj personale. Aktorja e famshme ka treguar se vite më parë i ka shpëtuar vdekjes për një fije pas një goditje në tru.

Në shtator të 2001, 63-vjeçarja pësoi një goditje në tru dhe mjekët i hoqën të gjitha shpresat për jetë. Sharon pati hemorragji cerebrale që zgjati për 9 ditë me radhë.

Në një intervistë për “Today Sunday” Stone ka kujtuar se ka telefonuar të ëmën dhe se i ka thënë që është mirë të vish në spital sa më parë.


Shtuar 22.04.2021 11:15