Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Mikela Pupa ka zbuluar se është në një lidhje, ndonëse nuk e ka treguar personin që i ka rrëmbyer zemrën.
Në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram së fundmi Mikela zbuloi se partneri i saj ishte në ditëlindjen e saj para pak ditëve. Ajo ndau edhe dy foto me të por duke e mbuluar portretin me emoji.
Por ajo ka habitur në pyetjen e rradhës, kur një ndjekës ka qenë kurioz nëse është e virgjër, Mikela i është përgjigjur me “Po”.
Ndjekësit duket se ‘i bënë mirë detyrat e shtëpisë’, pasi duket se e zbuluan menjëherë se kush është i dashuri i saj.
Në TikTok po qarkullon një foto e tij ku shihet në të njëjtin vend dhe me të njëjtat rroba, si në foton e postuar nga Mikela.
Djaloshi që i ka marrë zemrën Mikelës është artist tatuazhesh teksa nuk dihet ende gjë mbi romancën e tyre.