Pas vajzës, aktori amerikan humb edhe djalin nga mbidoza

Aktori dhe këngëtari i njohur amerikan, Bobby Brown ka humbur fëmijën e dytë.

Djali i tij, Bobby Brown Junior është gjetur pa shenja jete. Burime e TMZ thonë se droga ka qena arsye e vdekjes së tij.

Më herët në korrik të 2015, ai ka humbur edhe të bijën Bobby Kristina nga mbidoza. Ajo u gjend në një vaskë dhe kishte nivele toksike të kokainës dhe alkoolit.


Shtuar 23.03.2021 15:20