Pas skandalit në Oscar, Will Smith hyn në qendër rehabilitimi   

Pas shpërthimit të tij në Oscar, shëndeti i Will Smith është vënë në pikëpyetje.

53-vjeçari ka kërkuar ndihmën e ekspertëve në një klinikë rehabilitimi për personazhe të famshëm, për ta ndihmuar në trajtimin e çështjeve të lidhura me stresin.

Kjo vjen si pasojë e  incidentit që i shkatërroi natën e bukur kur fitoi një Oscar. Stresi i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar.

Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.

Kjo është pa dyshim beteja më e madhe e karrierës së tij.

Është një qendër rehabilitimi ku kanë shkuar shumë yje të tjerë të botës së spektaklit dhe Smith do të përpiqet që të gjejë një mënyrë për të ecur përpara./albeu.com

 

 


Shtuar 8.04.2022 16:47