Pas sherrit të bujshëm në “Përputhen”, Shqipja tregon si i ka marrëdhëniet me Arjan Konomin (FOTO LAJM)

Shqipe Hysenaj ishte konkurrentja më e komentuar e këtij edicioni të “Për’puthen”, e cila u përjashtua e para nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave.

Edhe pas daljes, Shqipja vazhdoi të plasë “bombat” e saj për konkurrentët dhe vazhdon të jetë një prej personazheve më të ndjekur në rrjete sociale.

Madje, ajo ka fituar simpatinë e një pjese të madhe të publikut, të cilët deri vonë e kishin “urryer”. Por, pasi fjalët e saj dolën të vërteta, Shqipes nisën t’i kërkojnë falje e ta përkrahin më shumë.

Siç të gjithë e dimë, ish-konkurrentja ka pasur përplasje të ashpra me opinionistin e emisionit, Arjan Konomin. Dashur ose padashur, ata kanë kaluar deri në ofendime për njëri-tjetrin, por si është tashmë marrëdhënia e tyre?

Duket se gjakrat janë qetësuar dhe tashmë marrëdhënia e tyre ka ndryshuar, të paktën kështu tregon Shqipja. Teksa i përgjigjej ndjekësve në InstaStory, dikush i shkruan:

“Ca raporti ke me Arjanin, a i ke rregulluar?”

“Thjesht i kam normalizuar, asgjë më shumë. Jam neutrale me të gjithë ata që më bie rasti t’i kem përballë.”- shkruan ajo.

Ndërkohë, në rrjete sociale Shqipja tregon se ende nuk e ka gjetur dashurinë dhe nuk është përputhur. l

Shtuar 16.03.2021 02:03