Pas Sheila Haxhirajt, zbulohet konkurrenti i dytë i “Big Brother VIP”?

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother VIP”, që duket se po pritet me shumë entuziazëm, kjo nisur edhe nga ndërprerja 4-vjeçare e programit. Reality-show do vijë në ekranin e Top Channel më 1 tetor sikurse kanë zbuluar mediat teksa ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do ketë dy spektakle në javë. Deri tani nuk janë zbuluar ditët, por thuhet se produksioni ka zgjedhur të premten dhe të shtunën.

Ndërkohë, pak ditë më parë në faqen zyrtare të Instagramit të “Big Brother Albania” u publikua videoja e konkurrentes së parë por pa ia zbuluar portretin. Sipas mediave të ndryshme bëhet fjalë për këngëtaren Sheila Haxhiraj megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Ndërkohë, sot një tjetët emër po përflitet se do jetë pjesë e programit dhe bëhet fjalë për aktorin Romeo Veshaj. “Panorama plus” shkruan se Romeo është parë shpesh këto ditë në ambientet e “Top Channel” dhe të njohur të tij kanë treguar se ka qenë në bisedime pikërisht për lidhjen e kontratës me këtë televizion, për t’u bërë pjesë e këtij formati, ku nëse do të jetë lojtar i fortë, do të qëndrojë për 100 ditë dhe do të mund të fitojë 100 mijë eurot.

Vlen të theksohet se personazhe të shumta janë përfolur se do bëhen pjesë e spektaklit të njohur dhe gati të gjithë i kanë mohuar zërat. A do ndodhë e njëjta gjë me Sheilën dhe Romeon? Mbetet për tu parë.


Shtuar 13.09.2021 09:46